Për LINDAB-in

Lindab është një grup ndërkombëtar që zhvillon, prodhon, tregton dhe shpërndan produktet dhe zgjidhjet e sistemuara, kryesisht nga çeliku, për ndërtim të thjeshtësuar dhe ambiente të brendshme të avancuara.

Biznesi zhvillohett brenda tre fushave të biznesit: Ventilim, Komponente  ndërtimi dhe Objekte. Produktet  karakterizohen me cilësinë e tyre të lartë, lehtësinë e montimit, efiçiencën e energjisë, kujdesin ndaj mjedisit, dhe furnizohen me nivele të larta të shërbimit. E gjithë, kjo rritë besimin e konsumatorëve.
Grupi kishte shitjet neto  6,527 m SEK në vitin 2010, është themeluar në 31 vende dhe ka rreth 4400 punonjës. Tregu kryesor është i ndërtimit jo-rezidencial, i cili përbën 80 për qind të shitjeve, ndërkohë që ai i banimit vlerësohet për 20 për qind të shitjeve. Gjatë vitit 2010, tregu Nordik është vlerësuar për 45 për qind, CEE / CIS (Evropa Qendrore dhe Lindore, si dhe shtetet e tjera ish sovjetike)  për 22 për qind, Evropa perëndimore  për 29 për qind dhe tregjet e tjera 4 për qind të shitjeve totale.
 
Aksionet janë listuar në Bursën e OMX Nasdaq nordik, Stokholm, Mid Cap, nën simbolin teleshkrues LIAB.
 
 
 

Fushat e biznesit:


Ventilim

Sistemet e tubave me pajisje, si dhe zgjidhjet për ventilim, ngrohje dhe ftohje për një klimë të brendshme të kontrolluar  

Komponente  ndërtimi
Produktet dhe sistemet për kullimin e çative nga llamarina e çelikut, veshja e mureve dhe çative, si dhe profile çeliku për mure, çati dhe trarë konstruktiv.
 
Objekte
Sisteme të ndërtimit nga çeliku i parafabrikuar. Një zgjidhje e plotë ndërtimi që përbëhet  nga guaca e jashtme me strukturën kryesore, muret , çatinë dhe aksesorët.