Sistem i sigurisë në çati

  • 1.
    Informacione gjenerale
  • 2.

Informacione gjenerale

Qëllimi kryesor i Sistemit të sigurisë në çati -Lindab është të garantojë siguri në ecje dhe kushte pune në çati si për pullazxhinjët, oxhakfshirësit dhe riparuesit e çative, në kohë me shi, borë dhe erë. Sistemi është i përshtatshëm për shtëpi private, ndërtesa publike dhe salla industriale.

Prodhime të sistemit të sigurisë në çati

Tuba bore, gardh bore, shkallë çatie dhe muri, shtigje çatie, parmakë sigurie dhe elemente për fiksim me një gamë të gjerë, që duhen për këtë sistem, janë të zbatueshme për secilën çati dhe material çatie pa e dëmtuar hidroizolimin e çatisë.

Ne bëjmë përpjekje të shumta për të avancuar metodat e fiksimit, të cilat lehtësojnë montimin në çati dhe me këtë rrisin sigurinë e vetë montimit.

Rekomandimet e sistemit të sigurisë në çati për lloje të ndryshme të ndërtesave

Ju lutemi shënoni tipin e ndërtesës, për sistemin e sigurise, së cilës dëshironi më shumë informata?

Shtëpi private

Gama e sistemit të sigurisë në çati

  1. A Mbrojtëse e borës: parandalon rrëshqitjen e shtresës se hollë të borës apo akullit në një pjesë, vendoset barabar me sipërfaqen e çatisë
  2. B Gardh bore: parandalon rrëshqitjen masive të borës apo akullit në një pjesë. Rekomandohet për vende me reshje të mëdha të borës me periudhë të gjatë kohore, psh viset e larta dhe me çati të pjerrëta.
  3. C Tuba bore: parandalon rrëshqitjen e shtresës mesatare të borës apo akullit në një pjesë. Sistem me një ose dy tuba.
  4. D Shkallë çatie: mundësojnë ecje të sigurt nëpër çati ( në pjerrtësi ) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati.
  5. E Shteg çatie me parmak: Mundëson ecje të sigurt nëpër çati ( në nivel të çatisë, në pozitë pingule me pjerrtësinë e çatisë) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati.

Ndërtesë publike, bllok banesash

Gama e sistemit të sigurisë në çati

  1. A Tuba bore: parandalon rrëshqitjen e shtresës mesatare të borës apo akullit në një pjesë. Sistem me një ose dy tuba.
  2. B Gardh bore: parandalon rrëshqitjen masive të borës apo akullit në një pjesë. Rekomandohet për vende me reshje të mëdha të borës me periudhë të gjatë kohore, psh viset e larta dhe me çati të pjerrëta.
  3. C Shkallë çatie: mundësojnë ecje të sigurt nëpër çati ( në pjerrtësi ) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati. Gardh bore: parandalon rrëshqitjen masive të borës apo akullit në një pjesë.
  4. D Shteg çatie me parmak: Mundëson ecje të sigurt nëpër çati ( në nivel të çatisë, në pozitë pingule me pjerrtësinë e çatisë) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati
  5. E Shkallë muri me shportë mbrojtëse: mundësojnë hipjen e sigurt mbi çati nga ana e jashtme e ndërtesës në rast të mirëmbajtjes, riparimit të çatisë apo arsye tjera teknologjike. Duhet siguruar preventimin e personave të paautorizuar apo fëmijëve, për çasje në shkallë!

Ndërtesë industriale, sallë

Gama e sistemit të sigurisë në çati

  1. A Mbrojtëse e borës: parandalon rrëshqitjen e shtresës se hollë të borës apo akullit në një pjesë, vendoset barabar me sipërfaqen e çatisë.
  2. B Tuba bore: parandalon rrëshqitjen e shtresës mesatare të borës apo akullit në një pjesë. Sistem me një ose dy tuba.
  3. C Rekomandohet për vende me reshje të mëdha të borës me periudhë të gjatë kohore, psh viset e larta dhe me çati të pjerrëta.
  4. D Shkallë çatie: mundësojnë ecje të sigurt nëpër çati ( në pjerrtësi ) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati.
  5. E Shteg çatie me parmak: Mundëson ecje të sigurt nëpër çati ( në nivel të çatisë, në pozitë pingule me pjerrtësinë e çatisë) në rast të mirëmbajtjes apo riparimit të çatisë. Praktikisht e vendosur afër daljes në çati.
  6. F Shkallë muri me shportë mbrojtëse: mundësojnë hipjen e sigurt mbi çati nga ana e jashtme e ndërtesës në rast të mirëmbajtjes, riparimit të çatisë apo arsye tjera teknologjike. Duhet siguruar preventimin e personave të paautorizuar apo fëmijëve, për çasje në shkallë!