Lindab Rainline® sistem i ullukëve

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Lindab Rainline® sistem i ullukëve

Ullukët LINDAB ® Rainline përbëjnë një sistem për kullimin e ujërave të shiut ,estetik, të lehtë për  t’u instaluar, të qëndrueshëm dhe të kompletuar. Në sajë të materialit bazë prej çeliku suedez të përkryer, nuk deformohen, nuk konsumohen dhe nuk plasariten.
Jetëgjatësinë dhe rezistencën e ullukëve ndaj korrozionit e jep shtresa e zinkut dhe shtresa e bojës plastike e cila garanton ngjyrë konstante për shumë vite.
Shumëllojshmëria e ngjyrave në dispozicion e ullukëve LINDAB bën të mundur zgjedhjen e ngjyrave të përshtatshme për stile të ndryshme të shtëpive, ndërtesave, fasadave dhe mbulesave të çative.

Sistemi i plotë i kullimit nënkupton një sistem komplet (ullukët, gypat e kullimit dhe pajisjet), në këtë mënyrë nuk nevojitet modifikim në vend dhe ekzekutimi është më i shpejtë. Pjesët përbërëse të sistemit të kullimit LINDAB bashkohen me kapëse, në këtë mënyrë nuk nevojitet asnjë mjet i veçantë dhe reduktohet ndjeshëm koha e montimit. Falë sistemit të studiuar për ngjitjen e pajisjeve, montimi bëhet pa ngjitëse, gomina, apo materiale të tjera ndihmëse.

Ngjyrat e ullukëve LINDAB - aktualisht ka 10 ngjyra të ndryshme – i përshtaten mjaft mirë shkallës së ngjyrave të shtëpive dhe ndërtesave. Në zgjedhjen e një ngjyre të përshtatshme mund të bazohemi tek ngjyra e fasadës apo e mbulesës së çatisë. Varet nga shija pastaj, nëse zgjidhni një ngjyrë të njëlllojtë me godinën apo zgjidhni një ngjyrë të theksuar, krejt ndryshe. Për më tepër, mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme edhe brenda sistemit të një salle apo të një ndërtese.

Garancia
Për çdo element të sistemit, LINDAB merr përsipër 30 vjet garanci (kundër ndryshkut), natyrisht në vartësi të një montimi dhe mirëmbajtjeje profesionale.
Këtë vit nisi sërisht funksionimin e tij LINDAB Rainline Express, LINDAB Ekspert Rainline mbështet zbatimin e punës së përditshme të profesionistëve, dhe ata mund të përfitojnë nga karta LINDAB Rainline.

Lënda e parë, çelik suedez
Lënda e parë e produkteve është e veshur me një sistem çeliku LINDAB Elite të galvanizuar, me bojë. Qëndrueshmërinë afatgjate të veshjes me ngjyrë nga të dy anët e jep fakti se veshja është bërë mbi çelikun e galvanizuar para prodhimit  të produktit, pra nuk është e lyer pas prodhimit. Kjo shtresë është një zgjidhje e përsosur për kushte të ndryshme të mjedisit, kushte të motit, qëndrueshmëria e ngjyrës eshtë e shkëlqyer dhe i rreziston rrezatimit UV.

Lindab Rainline Webshop
Në faqen internet www.lindabshop.hu mund të porositni që tani ullukët LINDAB Rainline. Ndërtuesit, dhe restauruesit, si edhe kontraktorët instalues, mund të kërkojnë në webshop një ofertë në mënyrë të rehatshme nga shtëpia ose nga telefoni celular, mund të blejnë edhe duke dërguar planimetrinë, mund të informohen me imtësi.
Webshop nuk është vetëm tregtëtia LINDAB online; por një listë produktesh, një listë çmimesh në internet, si dhe shtëpitë mostër, mbulojnë shërbimin e llogaritjes së materialit të nevojshëm. Kontraktorët mund ta përdorin për të hartuar ofertat LINDAB, kurse ndërtuesit e interesuar mund të përfitojnë, në hartimin e buxhetit të tyre, në projektimin e ndërtimit,  për porositje të shpejta, dhe për transport.

Qendrat Lindab Rainline
Qendrat LINDAB Rainline operojnë në shumë depo LINDAB të vendit, pranë tregtarëve të markës LINDAB. Qendrat LINDAB përbëjnë sasi materiali LINDAB Rainline me gamë të madhe dhe të gjerë ngjyrash, duke siguruar shërbim të menjëhershëm për partnerët montatorë dhe  për konsumatorët përfundimtarë. Nga Qendra mund të porositet edhe online në webshop, dhe Qendrat brenda 24 orëve e dorëzojnë porosinë në shtëpinë e konsumatorit.
Në rajone të ndryshme të vendit, furnizojmë dyqanet me ngjyrat më popullore dhe madhësitë e duhura, kështu që ju mund të jeni të sigurt se Qendra lokale LINDAB Rainline më pranë jush ju ofron ullukun prej çelikut suedez LINDAB, të nevojshëm në rinovimin apo ndërtimin e planifikuar.