Lindab Topline llamarinë tjegull

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Lindab Topline llamarinë tjegull

Veçantia e llamarinave tjegull LINDAB Topline është krijimi i dukjes reale të tjegullave të çatisë, dhe i përshtatet njëkohësisht mbulimit  të ndërtesave të reja dhe rinovimit të çative në shtëpitë e vjetra.

Qëndrueshmërinë e garanton çeliku me cilësi të lartë, i cili mban ngarkesa të rënda, nuk plasaritet dhe nuk thyhet. LINDAB Topline është rezultat i zhvillimit shumëvjeçar të produktit dhe përvojës së fituar me materialet mbuluese me bazë çeliku. Zhvillimi i cilësisë dhe sistemi i studiuar i palimeve garanton një hidroizolim 100 %.
Llamarinat mbulojnë një metër në gjerësi dhe deri në 6.14 metra në gjatësi, dhe prodhohen sipas nevojave individuale. Meqë gjatësia e llamarinave prodhohet sipas masës së saktë të çatisë edhe mbeturinat që krijohen janë të pakta, p.sh. në rastin e çative të rregullta, me konturet drejtkëndëshe të sipërfaqeve, mbeturinat janë të minimizuara.
Pesha e llamarinave është pothuajse e papërfillshme, një metër katror i materialit mbulues peshon vetëm 5 kg, kështu që në rinovim çatie, llamarinat mund të vendosen direkt mbi mbulesën e vjetër të çatisë (ETERNIT, llamarinë e valëzuar) pa qënë i nevojshëm përfocim i veçantë i strukturës ekzistuese.
Lënda e parë
është çeliku suedez i galvanizuar, me sistem veshjeje me shumë shtresa. Veshja me sistemin e shumë shtresave e mbron llamarinën nga efektet gërryese duke i dhënë gjithashtu një sipërfaqe estetike, me ngjyra.
Classic, Premium dhe Elite janë jashtëzakonisht rezistentë ndaj rrezatimit UV. Sipërfaqen e pasme të llamarinës e mrbon një shtresë llaku. Kjo përbërje e veshjes i reziston kohës, korrozionit dhe ofron siguri kundër kushteve të ashpra të motit.
Profilet e Produkteve
Në vartësi të llojit të efektit që dëshirohet të arrihet, LINDAB ofron një gamë të gjerë mundësish për zgjedhje: LPA, LPA Nova, LPA Maxi dhe LPA Classic, LPA Scandic, LPA Nordic, Topline Roca - Toscana, Madera, Rustica dhe Serena. Llamarina tjegull LINDAB, në varësi të modelit, përgatitet me tre lloje të ndryshme veshjesh - Classic, Premium dhe Elite, - dhe me një shtresë granili të imët. Për veshjet ka në dispozicion një gamë të gjerë ngjyrash, gjë që lehtëson për klientët zgjedhjen e ngjyrës më të përshtatshme.

Garancia
Lindab, sipas llojit të trajtimit të llamarinave, merr përsipër për çdo element 15, 20 ose 30 vjet garanci, natyrisht në vartësi të një montimi dhe mirëmbajtjeje profesionale.