Fushat e biznesit

LINDAB ka tre fusha të biznesit:

Komponente ndërtimi                                                                      Fusha e biznesit: Komponente ndërtimi e furnizon industrinë e ndërtimit me një gamë të gjerë të komponenteve dhe sistemeve që përdorin çelikun si material themelor. Grupet kryesore të konsumatorëve janë të përbërë nga kontraktorët e ndërtimit, llamarinistët dhe konsumatorët e përgjithshëm. Në varësi të strukturës së tregut, produktet janë shitur përmes degëve të veta, shitësve dhe shpërndarësve brenda segmentit profesional, si dhe nëpërmjet ndërtuesve tregtarë.


Objekte                                                                                             Fusha e biznesit: Objekte ofron zgjidje të ndërtimit  nga çeliku i parafabrikuar dhe IT softuer  të zhvilluar brenda shtëpisë, për të lehtësuar ndërtimin për projektuesit dhe kontraktorët. Ofertë kyçe është një koncept efikas për ndërtesat njëkatëshe për qëllime industriale dhe magazinimi. Kjo përfshin korniza çeliku, muret dhe sistemet e mbulimit plus përkrahje në projektim dhe planifikim të projektit. Objektet janë shitur përmes 360 ndërtues-tregtarëve nëpër gjithë Europën, si dhe shitje të drejtpërdrejta për nevojat e korporatave të mëdha.

 

Ventilim
Fusha e biznesit: Ventilim ofron zgjidhje për sistemin e ventilimit dhe klimatizimit te brendshëm. Prodhimet dhe zgjidhjet sistemore të kësaj fushe të biznesit synojnë montatorët dhe blerësit brenda industrisë së ventilimit. Zonat e produktit janë sistemet e kanaleve qarkore dhe aksesorët, produkte teknike dhe sistemet e ventilimit, si dhe makineri për prodhimin e produkteve për sistemet e gypave qarkorë. Përveç kësaj, ventilimi gjithashtu ofron softuer për llogaritjen, projektimin dhe planifikimin e sistemeve komplete për ventilim dhe klimatizim të brendshëm.