Coverline, llamarinë me profilim të lartë

Previous Next

Foto 1/3

Përshkrim

Coverline, llamarinë me profilim të lartë

Fusha kryesore e përdorimit të llamarinave me profilim të lartë, shkurt „profili i lartë” janë strukturat e meskateve të sallave industriale.
Kërkesa më e zakonshme për përdorim është si strukturë mbajtëse për tavanet (në çatitë me pjerrësi të ulët, si shtresë të vetme të mbulesës së butë të çatisë, dhe në rastet e çative me pjerrësi  më të madhe, si element i një sistemi shtresash, llamarinash trapezoidale të sipërme me brinjë të larta), si dhe si shtresë të ndërmjetme të mbulesave me beton të përforcuar. Përveç kësaj, janë të përshtatshme si elemente mbajtëse përfundimtare për llamarinat e veshjes së jashtme apo të mbulimeve me teknologji të thatë, me strukturë të lehtë.

Zgjedhja e profilit të lartë me madhësinë dhe trashësinë e duhur nga gama e gjerë e produkteve (LTP85, LTP100, LTP135, LTP150) bëhet me matje statike.
Prodhimi i profilit të lartë LTP85 dhe LTP150 bëhet ne zonën industriale në Biatorbágy.

Veshja
Sipas kushteve të ambientit ku vendosen, dallojmë profile me veshje për përdorim të jashtëm (25 μm PE) dhe profile me veshje për përdorim të brendshëm (15 μm PE).

Versioni i perforuar
Profilet e lartë mund të porositen edhe në versionin e perforuar, duke ofruar në këtë mënyrë një zgjidhje efikase në ata sektorë industrialë ku aktiviteti shoqërohet me zhurmë të fortë të brendshme, në sajë të vetive izoluese që kanë.
 
Oferta e profileve – detajet në faqet e secilit profil :
  • LTP 85
  • LTP 100
  • LTP 135
  • LTP 150