Kaseta muri ECO

Previous Next

Foto 1/7

Përshkrim

Kaseta muri ECO

Mbulimi me Kaseta muri LINDAB ofron zgjidhje të përsosur dhe tërheqëse për ndërtesat e reja dhe për rinovimet e fasadës, qoftë në rastin e magazinave industriale, ndërtesave komunale, ndërtesa zyrash apo banesa ekskluzive. Kasetat për mure i japin fasadave një pamje të prerë ndjeshëm me linja vertikale dhe horizontale.
Fasada me kaseta muri kombinohet lehtë me mbulesa muresh të tjera, duke siguruar liri të madhe në paraqitjen arkitekturore, dhe përgatitet me masë sipas kërkesave të konsumatorëve duke iu përshtatur me thjeshtësi të natyrshme stilit arkitektonik të ndërtesës.
Lënda e parë është  çeliku i galvanizuar me trashësi 1 mm që ofron soliditet të lartë dhe mbrojtje nga korrozioni, por ruan peshën e lehtë. Sistemi me shumë shtresa, mbi bazën prej çeliku, rrit më tej qëndrueshmërine e kasetave.

LINDAB ka dy lloje kasetash:
  • ECO, me strukturë të thjeshtë dhe
  • PREMIUM, e prodhuar me teknologjitë më të avancuara.
  • Kasetat ECO Classic janë në dispozicion me 5 ngjyra të preferuara të veshjes (të bardhë, ngjyrë argjendi, blu e errët, gri e errët, ngjyrë bezhë).

Fiksimi i kasetave LINDAB ECO mund të jetë i dukshëm ose i fshehur, në vartësi të faktit se vidat fiksuese dalin në dukjë në fasadë apo jo. Elet bashkuese nuk janë të vazhueshme, kështu që prapa paneleve duhet vendosur një shtresë e përshtatshme hidroizoluese dhe hermetike ( foli që lejon depërtimin e avullit, foli ndërtimi) dhe, nëse është e nevojshme, duhet të vendoset termoizolimi.
Veshja e fasadave dhe mureve të jashtme me kaseta, i jep pamje të jashtme shumë elegante dhe origjinale ndërtesës, nxjerr në dukje për shembull cilësinë e autosalloneve,  zyrave, ndërtesave, nëpërmjet estetikës së jashtme.
Gjeometria e rregullt e bën të përshtatshme njëkohësisht si për ndërtesat më tradicionale ashtu dhe për ato moderne.

Disa parametra teknike të rëndësishme – Kaseta muri (ECO)

  • Gjerësia: 570 mm (fiksim i dukshëm); 510 mm (fiksim i fshehur)
  • Fiksim: në dukje, i fshehur
  • Trashësia: 1.0 mm
  • Ngjyrat në dispozicion: e bardhë, ngjyrë argjendi, blu e errët, gri e errët, ngjyrë bezhë
  • Gjatësia maksimale: 2,700 mm
     
Lloje të tjera kasetash

Për këtë produkt nuk ka në dispozicion softuer pë shkarkim