Dyer industriale

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Dyer industriale

LindabDoorline përfaqëson brezin më të ri të dyerve induastriale të seksionuara. Në sajë të gamës shumë të gjerë të përmasave, aksesorëve, si dhe një shkalle të gjerë të elementeve të nevojshme për instalim, sistemi plotëson pothuajse të gjitha nevojat. Paisja e dyerve bëhet sipas nevojave tuaja, sepse keni mundësinë të zgjidhni:
  • materialin e derës (prej alumini, prej çeliku),
  • ngjyrën e derës (standard dhe të veçanta)
  • shinat e derës (realizim në përputhje me ndërtesën),
  • funksionimin e derës (manual, lëvizje me zinxhir dore, me elektromotor),
  • dritare, derë këmbësore që mund të ndërtohen në derë,
  • aksesorët e funsionimit me elektromotor (telekomandë, etj).

LindabDoorline®  është ajo derë induastriale e seksionuar, e cila i përputhet të gjitha kërkesave. Përshtatet në fasadë  dhe siguron komfortin me kosto të arsyeshme. Madhësia e derës i përshtatet madhësisë së ndërtesës dhe automjeteve. Ju përcaktoni madhësinë e dëshiruar të hyrjes dhe LINDAB përgatit derën me numrin e elementeve dhe gjerësinë e duhur.
 
Trashësia e paneleve të mbushura të dyerve është 46 mm (k = 0.50 W/m2K), lartësia në të gjitha rastet 600 mm (përveç pjesës së sipërme mbyllëse), ndërsa  gjerësia e tyre varion sipas nevojave. Çdo portë është e pajisur me mbrojtjen kundër pickimit të gishtave.
Portat tona karakterizohen nga pesha e vogël specifike: pesha e portave prej alumini 9 kg/m2, kurse e atyre të përforcuara me çelik 14 kg/m2.
 
 
Llojet e dyerve 
  • LDI – dyer me termoizolim
    Materiali që mbush lamellat është shkuma e polistirenit, e cila është ekologjike,nuk dëmton mjedisin dhe ofron njëkohësisht izolim termik të shkëlqyer. Ky material izolues minimizon thithjen e ujit, duke parandaluar kështu dëmin që mund të shkaktojnë ngricat. Polistireni ndodhet mes dy fletësh alumini ose çeliku cilat janë të pajisura me një shtresë poliesteri 25 μm. Dyert e veshura me çelik përdoren ku nevojiten dyert jashtëzakonisht të forta dhe rezistente ndaj goditjeve.
    Lamellat LDI të realizuara prej alumini janë në dispozicion me shtresë llaku me ngjyrë standarde, por mund të porositen edhe me shtresa llaku të veçanta.
  • LDP – dyer panoramike
    Struktura e kornizës së dyerve LDP është e stampuar prej alumini të anodizuar,  që i jep në këtë mënyrë soliditet shumë të lartë.
    Lamellat e shumicës së dyerve panoramike LDP janë në dispozicion të llakuara me ngjyra standarde, por sigurisht mund të zgjidhet gjithashtu edhe një llak i veçantë. Kasetat e sipërme dhe të poshtme, panelet, dyert, dritaret etj. mund të porositen gjithashtu me llak sipas kërkesave.