Lindab Rainline

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Lindab Rainline® sistem i ullukëve

Ullukët LINDAB ® Rainline përbëjnë një sistem për kullimin e ujërave të shiut ,estetik, të lehtë për  t’u instaluar, të qëndrueshëm dhe të kompletuar. Në sajë të materialit bazë prej çeliku suedez të përkryer, nuk deformohen, nuk konsumohen dhe nuk plasariten.
Jetëgjatësinë dhe rezistencën e ullukëve ndaj korrozionit e jep shtresa e zinkut dhe shtresa e bojës plastike e cila garanton ngjyrë konstante për shumë vite.
Shumëllojshmëria e ngjyrave në dispozicion e ullukëve LINDAB bën të mundur zgjedhjen e ngjyrave të përshtatshme për stile të ndryshme të shtëpive, ndërtesave, fasadave dhe mbulesave të çative.

Sistemi i plotë i kullimit nënkupton një sistem komplet (ullukët, gypat e kullimit dhe pajisjet), në këtë mënyrë nuk nevojitet modifikim në vend dhe ekzekutimi është më i shpejtë. Pjesët përbërëse të sistemit të kullimit LINDAB bashkohen me kapëse, në këtë mënyrë nuk nevojitet asnjë mjet i veçantë dhe reduktohet ndjeshëm koha e montimit. Falë sistemit të studiuar për ngjitjen e pajisjeve, montimi bëhet pa ngjitëse, gomina, apo materiale të tjera ndihmëse.
Ngjyrat e ullukëve LINDAB - aktualisht ka 10 ngjyra të ndryshme – i përshtaten mjaft mirë shkallës së ngjyrave të shtëpive dhe ndërtesave. Në zgjedhjen e një ngjyre të përshtatshme mund të bazohemi tek ngjyra e fasadës apo e mbulesës së çatisë. Varet nga shija pastaj, nëse zgjidhni një ngjyrë të njëlllojtë me godinën apo zgjidhni një ngjyrë të theksuar, krejt ndryshe. Për më tepër, mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme edhe brenda sistemit të një salle apo të një ndërtese.
 
Garancia
Për çdo element të sistemit, LINDAB merr përsipër 30 vjet garanci (kundër ndryshkut), natyrisht në vartësi të një montimi dhe mirëmbajtjeje profesionale.
Këtë vit nisi sërisht funksionimin e tij LINDAB Rainline Express, LINDAB Ekspert Rainline mbështet zbatimin e punës së përditshme të profesionistëve, dhe ata mund të përfitojnë nga karta LINDAB Rainline.
 
Lënda e parë, çelik suedez
Lënda e parë e produkteve është e veshur me një sistem çeliku LINDAB Elite të galvanizuar, me bojë. Qëndrueshmërinë afatgjate të veshjes me ngjyrë nga të dy anët e jep fakti se veshja është bërë mbi çelikun e galvanizuar para prodhimit  të produktit, pra nuk është e lyer pas prodhimit. Kjo shtresë është një zgjidhje e përsosur për kushte të ndryshme të mjedisit, kushte të motit, qëndrueshmëria e ngjyrës eshtë e shkëlqyer dhe i rreziston rrezatimit UV.

 

Dokumentet që i përshtaten

Për këtë produkt nuk ka në dispozicion softuer pë shkarkim