Lindab panelet senduiç

Previous Next

Foto 1/3

Përshkrim

Lindab panelet senduiç

Material gjithnjë e më popullor për mbulimin e çative dhe mureve të ndërtesave industriale dhe tregtare është paneli senduiç i parafabrikuar me veshje të dyfishtë, me shtresë izoluese (lesh xhami ose shkumë poliuretani) mes shtresave të çelikut të përforcuar.

Me panelet sanduiç LINDAB Coverline të termoizoluar, vetë-mbajtës, brenda një kohë të shkurtër mund të realizohet mbulimi i çative me sipërfaqe të madhe, me një shtresë, dhe me pak shpenzime. Panelet sanduiç LINDAB në shitje shërbejnë për ndarjet volumetrike të mureve të jashme, të brendshme, dhe çative të ndërtesave industriale, me strukturë prej çeliku, beton-armeje dhe hekuri.
Mundësia e zgjedhjes midis llojeve të paneleve, trashësive dhe ngjyrave të ndryshme, bën të mundur zgjedhjen optimale sipas kërkesave estetike, funksionale dhe teknike (forca mbajtëse, termoizolimi, rezistenca ndaj zjarrit). Ofrojmë një gamë të gjerë të paneleve sipas nevojave të shumëllojshme të klientëve.
Materiali izolues i brendshëm i paneleve mund të jetë i dyllojshëm sipas kërkesës, panelet mund të përgatiten me shkumë poliuretani me celula të mbyllura (PUR) ose me mbushje  prej lesh xhami me densitet më të lartë.

Çeliku në dispozicion të ndërtuesve është me trashësi të përcaktuar në mënyrë statike dhe ka shtresa me ngjyrat që mund të nevojiten. Për t’iu shmangur dëmtimit mekanik gjatë transportit, sigurojmë mbrojtjen e dëshiruar me fletë celofani adeziv.

Rezistenca kundër zjarrit
Nga pikëpamja e ndezshmërisë, panelet senduiç LINDAB me përdorim të gjerë në praktikë, të mbushura prej poliuretani (PUR) rreshtohen në klasën "B" , kurse produktet me izolim prej lesh xhami në klasën "A2". Në bazë të vlerave limite të rrezistencës ndaj zjarrit, panelet e çative me shkumë PUR, në vartësi të trashësisë, distancës së mbështetjes, dhe barrës së dobishme njëkohësisht me zjarrin, kanë një rendiment 15 ose 45 (!)minutash, (REI15 apo REI45), kurse me panelet me lesh xhami u arritën vlera limite prej 30/60/90 minutash (REI30/60/90).

Në panelet murale, vlerat e rezistencës ndaj zjarrit varen nga trashësia e panelit, distanca maksimale e mbështetjes, si edhe nga fakti se bëhet fjalë për një strukturë të jashtme ose të brendshme. Duke u bazuar më lart ,panelet e mureve me mbushje PUR kanë një vlerë limite të rrezistencës 15/30/60/90 minuta, kurse produktet për mbulim muresh të mbushura me lesh xhami, 15/30/120 minuta (të cilësuara përkatësisht E dhe EI).
 
Ngjyrat:
Ngjyra standarde: e bardhë RAL 9002, RAL 9010 dhe ngjyrë argjendi RAL 9006
Për ngjyrat e tjera në dispozicion informohuni pranë kolegëve tanë në numrin e telefonit 06-23 531-121.
Në faqet e tjera të ueb faqes mund të informoheni mbi llojet e tjera të paneleve.