Lindab PLX Seamline llamarinë me tegela

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Lindab PLX Seamline llamarinë me tegela


Llamarinat  LINDAB Seamline, përgatiten prej një lloj llamarine speciale të butë, PLX, me cilësi unike e cila mund të paloset me tegela. Mbulesa e palosur me tegela bën të mundur realizimin e ndërtesave me një pamje elegante dhe origjinale.
Llamarinat e palosura me tegela, për mbulim çatie, kanë si vetinë më të madhe fleksibilitetin. Për mbulimin me llamarinë me tegela mund të përdoren llamarinat e çelikut suedez PLX dhe Aluzink PLX. Praktikisht, ky lloj mbulimi me llamarinë apo me shirita është i përshtatshëm për mbulimin e një çatie me çdo lloj strukture.
Lënda e parë e llamarinës LINDAB Seamline përbëhet nga një shtresë e trashë ekstra LINDAB Premium apo LINDAB Elite, e cila ruan efektivisht ngjyrën e saj dhe mbron kundër korrozionit. Llamarinat LINDAB në mënyrë të veçantë, janë të pranishme në tregun e ndërtimit me një gamë të gjerë ngjyrash. Në ato raste ku ngjyrat nuk kanë asnjë rëndësi, mund të përdoren edhe llamarina pa bojë.

Aluzink është një aliazh alumini-zinku-titani, i cili siguron një mbrojtje të përsosur kundër korrozionit, , duke ruajtur megjithatë fleksibilitetin e materialit. Sipërfaqja e Aluzink, për të lehtësuar përpunimin, është e trajtuar, d.m.th. është e veshur, me një shtresë të hollë të ashtuquajtur STP polimer. Me kombinimin e aluminit, zinkut dhe çelikut marrim një sipërfaqe dhe një çati shumë të bukur, të argjendtë, që nuk ndryshket, që kërkon mirëmbajtje minimale dhe që ka një jetë jashtëzakonisht të gjatë.
Në sajë të makinerive moderne LINDAB dhe një llamarinisti të specializuar, realizimi i çative me llamarinë drejtkëndëshe është i shpejtë dhe ekonomik, dhe çatitë kanë një nga hidroizolimet më të mira prej materialeve për mbulim. Sistemin e familjes së produkteve LINDAB Seamline e kompletojnë sistemet Lindab të Kullimit dhe të Sigurimit të çatisë.

Garancia
Në rastet e montimit profesional me llamarina të veshura dhe me llamarina Aluzink, në varësi të sistemit të veshjes, LINDAB  merr përsipër 15-20-30 vjet garanci. (Aluzink dhe galvanizim, pa ngjyrë: 15 vjet; LINDAB Premium: 20 vjet; LINDAB Elite: 30 vjet)