Lindab Systemline

Previous Next

Foto 1/27

Përshkrim

Lindab Systemline sistem i sallave
 
LINDAB Kft, filloi shpërndarjen e sistemit të vet të sallave me skelet të lehtë në Hungari në vitin 1992, i cili në sajë të karakteristikave të dobishme fitoi popullaritet të lartë mes ndërtuesve dhe kontraktorëve. LINDAB në bazë të nevojave gjithnjë në ndryshim dhe në zgjerim, të konsumatorëve dhe të investitorëve, si dhe nëpërmjet zhvillimeve të fundit teknologjike të saj, ndjek aktivisht zhvillimin e këtij produkti kompleks.
Sistemi i sallave me strukturë të lehtë Lindab, falë karakteristikave të dobishme, gëzon popullaritet mes ndërtuesve, projektuesve dhe kontraktorëve. Sistemi përbëhet nga nënsistemet kryesore të strukturës së sallës, struktura kryesore mbajtëse e çelikut, sistemet e mbulimit të çatisë dhe mureve dhe sistemi i kullimit.
Sistemi i sallave ofron zgjidhje të përkryer për ndërtimin me pak shpenzime dhe me cilësi të lartë të objekteve për fabrika nga më të ndryshmet, për ndërtesa shërbimesh apo magazinimi, godina sportive, godina frigorifer, ndërtesa bujqësore. Përveç variacioneve bazë, gama ofron mundësinë e modelit me „krahë” të shumtë, vendosjen e meskateve dhe opsionin e montimit me vinç.
 
Nuk ka dy salla njëlloj
Projektimi është dominant, një sistem kushtesh kompleks sjell faktin se nuk ka dy salla njëlloj. LINDAB Systemline është në gjendje t’u ofrojë klientëve të saj një shkallë shumë të lartë të parafabrikimit. Nuk mendojmë me skema lloji apo moduli. Kemi krijuar një gamë të gjerë produktesh lidhur me format, madhësitë, funksionet, kapacitetin dhe ngjyrat e strukturat mbajtëse, mbulesave të çative dhe mureve, si dhe aksesorëve të tyre që bën të mundur që salla t’u përgjigjet kërkesave individuale të porositësve dhe sistemit kompleks të kërkesave teknike, dhe parametrave të kullimit, të ngrohjes dhe izolimit akustik, izolimit hermetik, pengesës së avullit, mbrojtjes nga zjarri dhe parametrave të ngarkesës.
Kompania jonë - përveç elementeve strukturore - prodhon dhe elemente trapezoidale dhe panele për mbulimin e mureve anësore, kurse për mbulimin e çative ofron llamarinë trapezoidale,  llamarinë të rrafshtë me tegela dhe panele senduiç.

Mbi produktet tona - në varësi të veshjes – marrim përsipër garancinë edhe për disa dekada , kurse jeta e tyre, në funksion të ndikimit të mjedisit është nga 50 deri në 100 vjet.

 

 

Kontakt:
Skender Hoxha
Representative office manager

Lindab Rep. Office Pristina

Rrahim Beqiri ob. 1/2 nr.14.
10000 Pristina Kosovo

Mobile: +377 44 229 849
E-mail: skender.hoxha@lindab.com