Lindab Construline sistemi i strukturave murale

Previous Next

Foto 1/4

Përshkrim

Lindab Construline mure me konstruksion të lehtë

Traversat  e perforuara prodhuar nga LINDAB, HRY-C dhe HSKY-U janë përbërës të përsosur për muret e jashtme mbajtës të ndërtesave me kontruksion të lehtë 1-2 katëshe, si dhe në ndërtesat shumëkatëshe (me kontruksion hekur-betoni ose strukturë çeliku) për mbushjen e mureve vertikale. Fusha e preferuar e përdorimit është shtesa e katit në ndërtesat ekzistuese si strukturë e jashtme e murit mbajtës. Vrimat e strëgjatura, në distancë nga njëra-tjetra, që gjenden në kurrizin e trarit ulin përçueshmërinë e ngrohjes dhe zgjasin rrugën e saj, duke përmirësuar konsiderueshëm termoizolimin e përgjithshëm të murit, dhe nga vrimat koeficienti i transferimit të nxehtësisë rezulton përafërsisht 1.5 herë më i ulët!
Mur që bën të mundur kursimin e energjisë, për më tepër realizohet me trashësi më të vogël në krahasim me shumicën e zgjidhjeve të zakonshme të muraturës, kështu edhe zona e brendshme e dobishme është më e gjerë. Përveç kësaj, është i garantuar kapaciteti i  lartë i ngarkesës dhe jetëgjatësia e  materialit prej çeliku të galvanizuar.

Struktura mbajtëse e murit montohet lehtë dhe shpejtë, kurse suvatimi i fasadës së jashtme është krejtësisht fakultativ, sipas nevojave të ndërtuesit mund të zgjidhen panele të jashtme LINDAB ose panele muri me suva të hollë me termoizolimin apo me çdo lloj montimi.
Profilet e mureve ndarës që shërbejnë në ndarje të brendshme të hapsirës, janë shumë të përshtatshëm si strukturë mbajtëse për muret ndarëse me gipskarton.
Sistemet e shtresave të krijuara nga profilet tona ndarëse – së bashku me materialin e përshtatshëm termoizolues dhe veshjen prej gipskartoni me numër të dhënë shtresash – u përgjigjen parametrave të matura dhe të certifikuara në laborator mbi izolimin akustik dhe rezistencën ndaj zjarrit, duke mundësuar përdorimin e tyre edhe aty ku kërkesat janë shumë të rrepta.
Për informacione teknike të mëtejshme mbi sistemet LINDAB të mureve dhe sistemet e tjera LINDAB të integruara, për aksesorë dhe informacione të programit ju lutemi vizitoni portalin e Planifikimit LINDAB.