LindabRoof sistem rinovimi çatie

Previous Next

Foto 1/4

Përshkrim

LindabRoof sistem rinovimi çatie

Qëlimi i LINDAB në zhvillimin e sistemit të rinovimit të çatisë me kontruksion të lehtë LINDAB Roof është të ofrojë një zgjidhje të përshtatshme, të shpejtë, të thjeshtë dhe ekonomike për problemet e rinovimit, të mbulimit të çative të rrafshta apo të valëzuara të ndërtesave industriale dhe banesave.
Në vendin tonë në dekadat e fundit, u përhap në masë hidroizolimi i ndërtesave me çati të sheshta,  zakonisht me mbulesë të butë prej plastike bituminoze apo PVC, gjendja efektive dhe konsistenca teknike e të cilave në ditët e sotme është shumë e përkeqësuar.
Në këtë mënyrë u bënë të pashmangshme dhe relativisht të shpeshta dhe të kushtueshme  mirëmbajtja dhe punimet për rinovim.

Për të zgjidhur këtë, mënyra më e përsosur është struktura e rinovimit të çatisë LindabRoof me përkulshmëri të madhe. Sepse, sistemi LINDAB i çelikut të galvanizuar në strukturën mbajtëse, veshjet me llamarinë, dhe sistemi i sigurt i ulluqeve sigurojnë një jetë të gjatë dhe mirëmbajtje të lehtë  për pronarët dhe përdoruesit. Përveç kësaj, përmirëson ndjeshëm karakteristikat termike të katit të banimit sepse ndërmjet çatisë së re dhe mbulesës së çatisë së vjetër formohet një "hapësirë  papafingo" për ajrosje.
Komponentet kryesore të çatisë LINDAB Roof janë struktura kryesore mbajtëse e përbërë nga trarëzat me profilim C,  dhe traversat me seksion Z, si dhe tri lloje të ndryshme të sistemit LINDAB të veshjes së çatisë për çatitë me pjerrësi 6-30 º gradë: llamarina trapezoidale (LTP20; LTP45) llamarina  tjegull (LPA, Maxi LPA), ose mbulimi me llamarinë me tegela (PLX).
Çatia e re ka pamje estetike, nga pikëpamja teknike është  një zgjidhje e shkëlqyer dhe afatgjate, dhe nuk laget më!
Për informacione të mëtejshme teknike mbi sistemet LINDAB të rinovimit të çatisë dhe sistemet e tjera LINDAB të integruara, për aksesorë dhe informacione të programit ju lutemi vizitoni portalin e Planifikimit LINDAB .