Lindab SBS

Previous Next

Foto 1/5

Përshkrim

Lindab SBS sistemi i objekteve të vogla

Sistemi i objekteve të vogla SBS (Small Building System) i zhvilluar nga LINDAB është sistem kontruksioni i lehtë i montueshëm pa vështirësi, me pamje estetike, i studiuar për ndërtime në një hapësirë të vogël (3-13 m) dhe një lartësi të vogël (m 2,5 në 4,0).
Struktura e skeletit ndërtohet nga korniza të përbëra nga trarët e lehtë LINDAB Construline , në bazë të cilit mund të vendosen rresht sipas modulit 1 metërsh. Pra kështu mund të ngrihet edhe një ndërtese me gjatësi 25-40 m dhe sipërfaqe 300-500 m2.
Në rastin e ndërtesave të vogla (3-6 m gjerësi) me mendjemprehtësi të mirë teknike dhe me përvojë në instalim, ndërtimi mund të bëhet edhe "në shtëpi". Në rastin e përmasave të mëdha (mbi 6-8 m distancë muresh) sugjerojmë të kontraktoni një specialist LINDAB.
 
Struktura e skeletit
Nga profilet me soliditet të lartë prej çeliku të galvanizuar mund të ndërtohen skelete komplete të strukturave mbajtëse. Pesha specifike e lehtë, mbrojtja sipërfaqes me galvanizim, mënyra e realizimit me montim të shpejtë, me teknologji të thatë, bën të mundur ndërtimin ekonomik të strukturave për ndërtesat me madhësi të vogël dhe të mesme. Me strukturën e konstruksionit të lehtë prej çeliku mund të kombinohen lloje të ndryshme të sistemeve të mbulesave murore dhe të çative.
Në kuadrin e krijimit të strukturës së skeletit kryesor mbështetës dallojmë dy lloje ndërtesash SBS. Njëra që montohet direkt në terren, versioni i përshtatur në portal, tjera me njësi strukturore që mund të parafabrikohen (kapriata, kolona, traversa).

Mbulimi
Pamjen unike, estetike e bëjnë të mundur shumëllojshmëria e ngjyrave dhe formave të sistemeve mbuluese LINDAB. Montimi i produkteve të prodhuara me porosi mbështetet nga udhëzimet për përdorim dhe shabllonet e shpimit.

Izolimi
ndërtesa e vogël SBS mund të bëhet sipas kërkesës në version të izoluar apo të paizoluar. Dritaret dhe dyert, portat e garazhit, mund të projektohen me kufizime minimale, sepse struktura mund të modifikohet në mënyrë elastike sipas ideve të konsumatorëve. Projektimi, vizatimet teknike të seksioneve dhe nyjeve, ndihmohen nga llogaritjet e ngrohjes dhe të lagështisë dhe nga softueri projektues.
 
Funksioni
Ndërtesat e bëra me sistemin LINDAB SBS dhe fushat e ndryshme të aplikimit të tyre korrespondojnë me variante të ndryshme funksionale, por kanë të njëjtin imazh arkitektonik. Kështu ato mund të bëhen garazhe, dyqane, magazina, stacione ambulancash, ndërtime pranë portave, objekte të përkohshme parade, por gjithashtu edhe kafaze zogjsh në kopshtin zoologjik.
Për informacione të mëtejshme teknike mbi sistemin e objekteve të vogla LINDAB SBS dhe sistemet e tjera LINDAB të integruara, për aksesorë dhe informacione të programit ju lutemi vizitoni portalin e Planifikimit LINDAB.

2 Softueret

  • DIMstud

    DimStud është sofuer i projektimit për gamën tonë të trarëve, shtyllave, dhe binarëve që mund të përdoret për mure, dysheme dhe çati.

    Download DIMstud

  • DIMwall

    Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me konsumin e energjisë ju duhet të dini për U- vlerën e murit tuaj të jashtëm. Në DIMwall ju mund të jipni të dhëna të ndryshme për muret dhe do të gjeni U-vlerat.

    Download DIMwall