Lindab Coverline mbulesa çatie

Previous Next

Foto 1/3

Përshkrim

Lindab Coverline mbulesa çatie

LINDAB Coverline llamarinë trapezoidale, llamarinë sinusoidale, panle sendviç
Familja e produkteve LINDAB Coverline përfshinë llamarinat e profiluara, aksesorët , si dhe sistemet e veshjes me shumë shtresa te zhvilluara veçanërisht
Elementet LINDAB Coverline ofrojnë një zgjidhje të sigurt dhe ekonomike për të siguruar mbulimin e ndërtesave të reja dhe rinovimet e çative dhe të mureve anësore, si edhe të fasadave dhe mureve ndarëse njëkohësisht. Qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të mbulimit e jep fakti se elementet janë prodhuar prej llamarinës me cilësi të lartë, të cilat kanë si lëndë të parë çelikun e galvanizuar, për parandalimin e korrozionit.

Llamarinat e profiluara i ofrojmë me gamë shumë të gjerë përmasash, duke filluar nga profili me lartësi 20 (LTP20) deri tek 60-a ( LTP60). Përveç kësaj, ofrojmë një numër të madh mundësish zgjidhjeje për veshjet detajet e të cilave mund t’i shikoni më poshtë.
  • Për informacion më të hollësishëm mbi produktin, shiko çdo produkt (20, 35, 45 ...)
  • Profil i Lartë
  • Panele Senduiç LINDAB

Produktet e mësipërme janë të gjitha të trajtuara me sistem veshjesh me shumë shtresa, ekologjike, mbrojtëse të mjedisit, dhe mund të porositen me një larmi ngjyrash. Këto sisteme mbulimi mund të përdoren duke filluar nga supermarketet dhe zonat industriale, tek magazinat logjistike, depot bujqësore, pavijonet tregtare e deri tek ndërtesat e banimit, për çdo gjë.

1 Softueri

  • DIMroof

    DimRoof është softuer për projektim të mbulesave dhe veshjeve të mureve, gjithashtu dhe për brinaket. Janë të përfshira të gjitha profilet e Lindab-it.

    Download DIMroof