Lindab Truss kapriata

Previous Next

Foto 1/2

Përshkrim

Lindab Truss kapriata
 
Rezultati i fundit i zhvillimit LINDAB është kapriata me konstruksion të lehtë e montuar prej profileve  C me mur të hollë, që është e përkryer për realizimin e strukturës së çative në objektet e vogla dhe të mesme industriale ( me hapësirë ndërmjet mureve 10-24 m, me ndarje 3-6 m).Profilet e galvanizuar LINDAB me soliditet të lartë, garantojë një realizim të qëndrueshëm, efikas, ndërsa vidhat metrike gjashtëkëndëshe, sigurojë instalimin e shpejtë dhe të lehtë. Montimi i kapriatës prej profileve LINDAB, si dhe shtyllave të projektuara dhe të prodhuara me porosi, kryhet në vend të mbrojtur nga kushtet e motit. Pesha e lehtë specifike bën të mundur edhe transportimin dhe instalimin ekonomik në terren.
Forma e kapriatës, gjeometria, përputhet me planet krejtësisht unike brenda respektimit të kushteve të prodhimit dhe të montimit. Procedurën e studiuar në përputhje me standardet e fundit evropiane, e kemi verifikuar në ndërtesa test me shkallën 01:01, mbi të cilat kemi bërë një seri eksperimentesh laboratori, duke vërtetuar nivelin e sigurisë në përballimin e ngarkesës.
 
Projektimin e shpejtë statik të kapriatës e bën të mundur një softuer i zhvilluar në ndërmarrje,  programi DimTruss, me të cilin mund të gjendet me lehtësi zgjidhja optimale duke patur kushtet e dhëna (dimensionet, ngarkesa).
Strukturat mbështetëse vertikale mund të përgatiten prej materialeve dhe kombinimeve strukturore të ndryshme: mund të përdoren tulla, shtylla betoni të përforcuar apo kolona çeliku në përputhje me nevojat e klientit dhe kërkesat teknike. Në skeletet tradicionale të sallave, mbi kapriatë mund të vendoset çdo lloj mbulese çatie e testuar.
 
Në shtyllat LINDAB Z mund të përdoret njëkohësisht mbulesë çatie me fletë trapezoidale apo panele senduiç, me shtresë të vetme (të paizoluar) ose të dyfishtë (të termoizoluar). Në çatitë me pjerrësi të ulët mund të krijohet një çati e ngrohtë e izoluar, me mbulim të butë, duke vendosur llamarinë trapezoidale me profil të lartë direkt në rripin e sipërm të kapriatës.
 
Për informacione të mëtejshme teknike mbi sistemin LINDAB Truss dhe sistemet e tjera LINDAB të integruara, për aksesorë dhe informacione të programit ju lutemi vizitoni portalin e Planifikimit LINDAB

2 Softueret

  • DIMstud

    DimStud është sofuer i projektimit për gamën tonë të trarëve, shtyllave, dhe binarëve që mund të përdoret për mure, dysheme dhe çati.

    Download DIMstud

  • DIMwall

    Nëse jeni të shqetësuar në lidhje me konsumin e energjisë ju duhet të dini për U- vlerën e murit tuaj të jashtëm. Në DIMwall ju mund të jipni të dhëna të ndryshme për muret dhe do të gjeni U-vlerat.

    Download DIMwall