Lindab Brinaket Z-C-U

Previous Next

Foto 1/3

Përshkrim

Brinaket Z-C-U
 
Trarëzat e holla Z-C-U të galvanizuara, prodhuar nga LINDAB Construline, si edhe elementët bashkues CI përbëjnë bazën e ndërtimit me strukturë të lehtë, të montimit të skeletit me teknologji të thatë. Fusha kryesore e përdorimit të profileve është mbështetja e drejtpërdrejtë e çatisë dhe mureve anësore dhe transmetimi i peshave ndikuese mbi ndërtesë në skeletin kryesor (i ashtuquajturi sistemi i mesëm i mbajtjes). Por janë me vlerë të përmenden në gamën e gjerë të mundësive të aplikimit, elementet mbajtëse të mureve ndarëse ose brinaket e çatisë së strukturave të lehta, dhe në disa raste mund të marrin përsipër edhe rolin e kornizës kryesore, si p.sh në skeletin e sistemit të ndërtimeve të vogla SBS, apo në strukturën mbajtëse „kapriatë” LindabTruss.

Brinaket i prodhojmë sipas nevojave, me madhësi dhe trashësi të ndryshme profili, dhe me gjatësi specifike, të komunikuara individualisht nga porositësit. Në sajë të gamës së gjerë të profileve (100-350 mm lartësi) dhe përdorimit të sistemit statik përkatës, jepet mundësia për të zgjedhur realizimin më ekonomik të mundshëm,në të cilin programi matës DimRoof i zhvilluar nga vetë LINDAB përbën një mjet unik.
Brinake të shpuara
Jepet edhe mundësia e prodhimit të brinakeve të shpuara paraprakisht për vidat bashkuese, gjë që redukton në mënyrë të ndjeshme kohën dhe punimet për realizim.
 
Llojet e profileve:
  • Profilet Z
  • Profilet C
  • Profilet U

Për këtë produkt nuk ka në dispozicion softuer pë shkarkim